Bardhi në gjykatë për “Babalen”: Vendimi për shoqërimin me forcë, i paligjshëm

0
21

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, është paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës për dosjen “Babale”.

Paraqitja e Bardhit është bërë me vullnetin e tij të lirë, pas urdhrit të lëshuar nga gjykata në korrik të këtij viti.

Në seancën gjyqësore, Bardhi mësohet se ka deklaruar se nuk ka pasur njoftim në mënyrë ligjore për t’u paraqitur në gjykatë dhe se është njoftuar nga mediat.

Bardhi: Vendimi për shoqërim është i paligjshëm, duke vlerësuar rëndësinë e procesit jam paraqitur i njoftuar nga media. Nuk është video-përgjim por është audio, ishte një investigim gazetaresk. Për shkak të rrezikshmërisë së Agron Xhafajt, audioja nuk ishte çuar deri në fund. Xhafaj ishte i dënuar në Itali dhe fatmirësisht në sajë të atij publikimi drejtësia u vu në vend.

Gjykata kishte urdhëruar shoqërimin me forcë për në gjyq por Bardhi ka mohuar sot se është thirrur nga Gjykata.

Kujtojmë se kjo dosje mori një bujë politike vitin e kaluar, ndërsa të pandehur kanë përfunduar edhe ish deputeti Ervin Salianji, gazetari Jetmir Olldashi dhe Albert Veliu, i ashtuquajtur me nofkën Babale.

Zjarr Tv Ad