Një tjetër aksident është shënuar këtë të hënë në Dukat të Vlorës ndërsa mësohet se drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin e këtij të fundit e për pasojë ka mbetur i lënduar.
Mjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal, për pasojë shoferi ka marrë disa plagë dhe është nisur për në spital.
Ndërkohë, Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po mbledh provat rreth shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.



