Sherri me policët e burgut të Fushë-Krujës, gjykata jep masën për tre kushërinjtë nga Nikla

0
44
File Pics The POA earlier said it will recommend that prison officers go on strike if the Government imposes any further pay cuts on them.A prisoner in handcuffs with prison officers arriving at The Four Courts in Dublin. 12/4/2005 Photo Photocall Ireland

Gjykata e Krujës ka vendosur sot masën arrest me burg për tre kushërinjtë që dje u arrestuan nga policia pas konfliktit që patën me efektivët e burgut të Fushë-Krujës.

Për Ardian Sherën, Bert Sherën dhe Elton Sherën, të tre banues në fshatin Nikël, u mor kjo masë e parë. Qëllimi i kushërinjve ishte t’i ndërronin qelinë një të burgosuri dhe për këtë arsye u kapën me rojen dhe specialistin e informacionit të burgut të Fushë-Krujës.

Për të ndihmuar Ardianin dhe Bertin, Elton Shera shkoi në vendngjarje dhe i ndihmoi të largoheshin përkohësisht. Por nga verifikimet rezultoi se Elton Shera ishte i dënuar për drogë, por gjendej jashtë pasi kishte përfituar për shkak të pandemisë dhe duhet të qëndronte në shtëpi.

Zjarr Tv Ad