Privatizimi i plazhit mesa duket vazhdon të ndodhë dhe në këtë fund të sezonit veror.
Jo më larg se tek plazhi i Golemit-Mali i Robit një pjesë e madhe e plazhit është e privatizuar nga persona që mesa duket marrëdhëniet me qeverin duhet të jenë tē konsoliduara , ose ndoshta dhe jo!
Për të bërë plazh ke një listë çmimesh, pra cdo gjë është e kategorizuar sipas interesave personal, ç’ka bie në kundërshtim me ligjet e vendosura për privatizimin e plazhit , ku supozohet të vihen gjoba për këtë fakt.
Por mesa duket shteti është përqendruar me tepër ne jug të vendit, dhe për çështje të tipit “mbajtja e distancës, përkujdesja vetjake ndaj Covid-19,gjoba për festa etj”, po për lirin e të shijuarit bregdetin Shqiptar ku do të donin njerzit kush do të meret?!
Mbetet për tu parë nga organet kompetente kjo ndodhi që mesa duket akoma nuk ka ndryshuar , të gjithë mund të kenë një “tokë të nxanme” , dhe populli duhet të hesht!




