KASHAR– Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin Tiranë-Durrës, ku mësohet se ka humbur jetën një person.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy makina, tip “Panda” dhe “Audi” janë përplasur me njëra-tjetrën në Kashar, duke gjetur vdekjen njëri nga shoferët.



