Friday, July 31, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Operacioni “Parkimi”,arreston dy të rinj dhe shpallet në kërkim organizatori në Tiranë(EMRAT)

Operacioni “Parkimi”,arreston dy të rinj dhe shpallet në kërkim organizatori në Tiranë(EMRAT)

0
171
Zjarr Televizion Adccccc

TIRANË– Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi iu gjetën 620 gramë kanabis e ndarë në doza të vogla në parkingun ku njëri nga ata punonte.

Në operacionin e koduar “Parkimi”, sipas gazetarit të Report Tv Merin Maçi u arrestuan në flagrancë Selgi Kryemadhi, 18 vjeç, i cili punonte në parking dhe Arbri Abazaj, 20 vjeç, i cili e ndihmonte në shitjen e kanabisit, të dy banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim organizatori me iniciale O.A.

Në parkingun në rrugën “Rrapo Hekali”, shërbimet e Policisë gjithashtu sekuestruan 3 aparate celular, 2 peshore elektronike, 1 aparat DVR dhe 1 shkop bejsbolli. Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

 

Zjarr Tv Ad