Historike: Donald Trump nominohet për çmimin Nobel për paqe

0
42

Presidenti amerikan, Donald Trump është nominuar për çmimin Nobel për paqe pas arritjes së marrëveshjes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ai është nomunuar nga një anëtar i parlamentit norvegjes, Christian Tybring-Gjedde, i cili e ka lavdëruar Trumpin për arritjet e tij në zgjidhjen e konflikteve rreth botës.

“Për meritën e tij, mendoj që ai duhet të nominohet për çmimin për paqe”, ka thënë ai.

Më tej në letrën e tij të nominimit, deputeti norvegjez ka thënë se nëse vendet tjera do t’i merrnin shembull nga kjo marrëveshje, atëherë e njëjta do ta ndryshonte komplet lojën.

Vlen të theksohet se Trump ditë më parë arriti të nënshkruajë marrëveshje edhe mes Kosovës e Serbisë, gjë që nga diplomatët amerikanë u cilësua historike.

Zjarr Tv Ad