Plagosi me varësen e qafës moshatarin gjatë një sherri fizik/Policia ka mundur të vendosi në pranga 17-vjeçarin nga Berati

0
22

Policia e Beratit ka bërë të mundur ndalimin e një 17-vjeçari, pasi gjatë një konflikti fizik ka lënduar me varësen që mbante në qafë një bashkëmoshatar.

I lënduari ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal të Beratit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndëra materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Noftimi i policisë: Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: 

R. H.,17 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi në vendin e quajtur “Pedonalja”, Berat, gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta, ka dëmtuar me varësen që mbante në qafë, shtetasin S. D., 17 vjeç, banues në lagjen ”Barrikadë”, Berat, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Zjarr Tv Ad