Kryeministri nën masa të rrepta sigurie/ Yuri Kim dhe Rama zbarkojnë njëherësh në Shkodër/ Takimet do i ketë me regji

0
334

Kryeministri Edi Rama pritet që të zhvillojë gjatë ditës së sotme një vizitë në zonën e Malësisë së Shkodrës, ku si gjithmonë ka preferuar që të mos ftojë mediat që të jenë të pranishme. Rama do të ketë sot takime në Tamarë, Koplik, në Baypassin e Shkodrës si dhe në rrugën e Shknkollit.

Paralelisht me të në Shkodër do të jetë e pranishme dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila do të ketë një takim me kryetaren ende në detyrë të Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Vizita e Ramës pritet të jetë nën masa të shtuara sigurie, ndërkohë që ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha që e ka denoncuar një fakt të tillë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në mesazhin dërguar ish-kryeministrit Berisha, një oficer policie shkruan, se Rama nga frika ka angazhuar të gjitha forcat policore dhe SHISH që ta mbrojnë. Sipas oficerit të policisë i gjithë qyteti i Shkodrës është i blinduar.

Ja postimi i Berishës:

Kjo nuk eshte vizite por dhune! Presione policeske ne Shkoder nga Narkopolicia, ushtria dhe Shish pasi neser shkon Edvin Hajduti. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb Un qe po ju shkruj jam ni punonjes i policis Shkoder.

Dua tju njuftoj se neser ne Shkoder vjen krye drogaxhiu Edi Rama. Ka plas keq ne Shkoder jan cu i madh e i vogel policia e ushtria e shiku kan pushtu qytetin e Shkodres. Ky kryeminister kriminel ka kriju armiqsi ne popull ska ftyr me ardh ne Shkoder e po bahet presione qe neser mos me dal njerez e me blloki rruge. Po bllokohen rruge e njerezit mos me i dal para se ka frik frilacaku ka cu policine ne gadishmeri.

Zjarr Tv Ad