Rama kërkon me ngulm 9 mandate: Bën lëvizjen e beftë për drejtuesin politik të Durrësit

0
213

Drejtuesi i fushatës së PS në Durrës do të jetë Adrian Çela, ky është vendimi i fundit që është marrë prej kreut të qeverisë Edi Rama.

Pas ndezjes së motorrëve të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, Politiko.al mëson se në mbledhjen e zhvilluar një natë më parë pranë ish-bllokut në Durrës, Rama ka vendosur që administratori i OSHEE, Adrian Çela të drejtojë fushatën e PS.

Të pranishëm në mbledhje kanë qenë koordinatorët e PS, mes të cilëve dhe ish kryebashkiaku Vangjush Dako, deputetë të qarkut, ndërkohë që sipas të njëjtave burimeve, Rama ka kërkuar që në Durrës të sigurohen 9 deputëtë në zgjedhjet e 25 prillit.

Durrësi është një prej qarqeve më të luftuara mes forcave politike, ndërkohë që pritet që në 25 Prill pjesë e listës së deputetëve nga PS-ja ti bashkohet dhe vetë Edi Rama, pasi ka braktisur Vlorën.

Ndërkohë që përballë Ramës dhe Çelës pritet që të jetë vetë kryedemokrati Lulzim Basha, ose në mungesë të tij kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad