Gjyqtarja Mimoza Margjeka, bashkëshorti i saj Arben Cara, avokati Skënder Demiraj dhe një shtetas tjetër janë prangosur dje nga Policia me urdhër të SPAK pasi do të merrnin 6 mijë deri në 10 mijë euro për lirimin e një të dënuari.
Në përgjime del fillimisht Nejson Bali, vëllai i personit të dënuar i cili telefonon nënën e tij dhe i thotë se së pari gjyqtarja kërkon 6 mijë euro, duke qenë se trupa gjykuese përbehej nga tre gjyqtarë.
“Kërkojnë fillimisht 6 mijë euro. Janë 3 gjyqtarë, nga 2 mijë secili”, i ka thënë Nejson Bali nënës.
Ndërkohë në një përgjim tjetër dëgjohet: “10 mijë euro ose vëllai dënohet 5-10 vite burg.” Më pas në skenë del avokati Skënder Demiraj, i cili i thotë Nejsonit “kam futur njerëz me peshë”, për të nxjerr nga burgu të vëllain e tij, Orion Bali.
Vijon…




