Azem Hajdari/ 22 vjet nga vrasja e tij

0
65

TIRANË– Përkujtohet sot 22 vjetori i vrasjes së udhëheqësit të protestave anti-komuniste Azem Hajdarit.

Vrasja e bujshme e njeriut që kryesoi lëvizjen studentore të dhjetorit të vitit 1990 ka ngjallur debate vazhdimisht në arenën  politike, e ndërsa ka të arrestuar, cilësohet ende si një krim i pazbardhur. Protestat studentore që Hajdari udhëhoqi sollën rrëzimin e diktaturës dhe i hapën rrugë vendosjes së sistemit pluralist dhe themelimit të Partisë Demokratike.

Personalitete politike do të vendosin ashtu si çdo vit lule pranë bustit të tij. Hajdari ka qenë deputet i Kuvendit shqiptar dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes. Më 2 tetor 1998, Hajdarin e nderuan pas vdekjes me titullin “Qytetar Nderi” dhe më 2007 u dekorua me Dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

Zjarr Tv Ad