Meta bën fajtore qeverinë për shpopullimin e vendit:”Për shkak të qeverisjes së mbrapsht situata në vend është më kritike se kudo tjetër”

0
10

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, duke vënë theksin tek shpopullimi masiv që po ndodh në Rajonin e Ballkanit, tha se situata në vendin tonë është më kritike se kudo tjetër.

Sipas Kreut të Shtetit, shkak për ktë është qeverisja e mbrapshtë që nuk respekton liritë e individit dhe dhunon brutalisht demokracinë.

Gjatë takimit me homologun boshnjak, Meta ka bërë deklarata dhe akuza të forta ndaj qeverisë, duke përfshirë këtu ‘5 qershorin’ apo dhe votimin në Kuvend për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Shënimi i plotë i Metës

Të gjitha vendet e rajonit tonë kanë një armik të përbashkët: Shpopullimin, veçanërisht largimin masiv të të rinjve.

Në rastin e Shqipërisë, situata është edhe më kritike se kudo tjetër, për shkak të një qeverisjeje të mbrapsht që nuk respekton liritë, të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, ka shkallmuar shtetin e së drejtës, refuzon sundimin e ligjit, dhunon brutalisht demokracinë dhe provokon rëndë paqen sociale.

Të gjitha vendet në rajon, veçanërisht Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina, e duan integrimin europian, që nuk duhet të jetë thjesht retorikë për të marrë financime nga Komisioni Europian dhe institucionet e BE-së, por që në radhë të parë kërkon reforma të guximshme, të shpejta dhe të prekshme, që rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe garantojnë të ardhmen e sigurtë europiane të vendeve tona.

 

Zjarr Tv Ad