Thursday, July 23, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet PD padit sërish për shpifje kryebashkiakun Veliaj, por kësaj rradhe për makinën...

PD padit sërish për shpifje kryebashkiakun Veliaj, por kësaj rradhe për makinën e Lulzim Bashës

0
16
Zjarr Televizion Adccccc

Partia Demokratike padit përsëri në Prokurorinë e Tiranës kryebashkiakun Erion Veliaj.

Mësohet se padia e dytë e PD është sërish për deklaratat e Veliajt se Basha ka marrë makinë nga një prej firmave që po kryen punimet në Unazën e re në Astir, deklaratë që sipas PD është shpifje.

“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”, thuhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Erion Veliajt.

Më herët, pak ditë më parë PD ka depozituar padi për shpifje ndaj kryebashkiakut dhe argumentonte se Veliaj ka bërë 3 akuza konkrete ndaj Bashës, të cilat demokratët i konsiderojnë shpifje dhe përfshijnë akuzat se 1) kryedemokrati është bërë me 4 shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit; 2) se Basha ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë së tërmetit dhe 3) se ka ndërtuar pa leje.

Zjarr Tv Ad