Koronavirusi ‘pushton’ Shtëpinë e Bardhë, infektohet dhe këshilltari kryesor i Donald Trump

0
15

Koronavirusi  është futur thellë në Shtëpinë e Bardhë.

Stephen Miller, një nga këshilltarët kryesorë të presidentit Donald Trump ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ai u ndje keq pas një udhëtimi me Trump të mërkurën e kaluar, por lajmi u bë i ditur vetëm sot.

Miller është truri i strategjisë së politikës së jashtme dhe emigracionit të presidentit, krijuesi i parullës ‘Amerika e para’, si dhe autori i fjalimeve politike të presidentit amerikan.

Në një deklaratë të bërë publike sot, Miller njoftoi se prej 5 ditësh ndodhet në izolim bashkë me gruan e tij. Edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany, gjithashtu është infektuar.

Zjarr Tv Ad