I ftuar në “Zonë e Lirë” Presidenti i vendit Ilir Meta, i është përgjigjur edhe deklaratave të Ramës, i cili një ditë më parë deklaroi: Çfarë kërkon ky të bëhet mbret apo të bjerë dëshmor?
“Të frikësohet luani nga lepuri kjo nuk ndodh. Lepurin e kanë kapur në çark dhe nuk thotë dot që jam peng. E kam thënë dhe më përpara, se kur e kapën peng Izet Bekoviçin në aeroport, i vunë p istoletën tek koka dhe i thanë , tani thuaj zv presidentit tënd t’i tërheqin këta se ndryshe të eleminuam.
Dhe Izet Bekoviç tha në telefon: Unë jam peng ju vazhdoni l uftën.
Ai bën si i f ortë me shqiptarët, por ai është një “këlysh blloku”, që ka të bëjë me një President nga Skrapari. Ta dëgjojë ai dhe gjithë shqiptarët. Po i thëem sot: Mos guxo të provokosh tr azira për llogari të Sorosit dhe Sebëve. Ndaj nuk vjen në studio, ai që u thotë shqiptarëve që është krenar për babain e tij, që ka eelminuar Avzi Nelën.
Duhet t’i kemi gjërat e qarta. I kam paralajmëruar të gjithë miqtë dhe a rmiqtë e Shqipërisë. Ka katër vjet që provokon.
Ka ardhur momenti këtu që do të ketë një ndarje përfundimtare, të shqiptarëve dhe shqipfolësve, patriotëve dhe të shiturve”.



