E prekur nga korona*virusi/ Justina Aliaj në gjendje të r ënduar…

0
88

Artistja e mirënjohur Justina Aliaj, është infektuar me korona*virus dhe ndodhet e shtruar në spital, në gjendje të r ënduar.

Këngëtarja është shtruar në spitalin COVID 1, para 5-së ditësh pasi shfaqi vështirësi në frymëmarrje.

Miku i saj, Sokol Parruca shkruan në rrjetet sociale se; “Justina Aliaj, po vuan mungesën e frymëmarrjes në spitalin  infektiv”.

Ai u bën një apel mjekëve të bëjnë ç’është e mundur, për ta shpëtuar artisten.

“Justina Aliaj, po vuan mungesën e frymëmarrjes në spitalin  infektiv…E gjithë  vëmendja jonë është  tek ti Justi. E di se nuk ke nevoje për kurajo, se ti je tip kurajoze …e ke treguar forcën e karakterit dhe në ditë të tjera të vështira që ke kaluar në jete…dhe ia ke dalur…Dhe sot do ia dalësh…Ti e din , se të gjithë jemi aty me ty , të gatshëm të të japim frymë nga fryma jonë , siç na ke dhënë ti me artin tënd , shpirtin tënd.Të nderuar mjek! Sot , para jush qëndron e shtrirë një heroine, një aktore e madhe, një artiste e madhe, një njeri i madh…ju lutem , përunjësisht ju lutemi shpëtoni  JUSTIN”, ka shkruar Sokol Parruca.

Zjarr Tv Ad