Të infektuarit në Shqipëri me korona*virus, kanë nisur të marrin ilaçin Favir, në mënyrë që të mbrohen nga virusi. Sipas autoriteteve, ky ilaç është kontrabandë dhe nuk duhet të përdoret nga të sëmurët.
Por ajo që të bën përshtypje, është fakti se në Turqi, ky ilaç jepet falas nga shteti me recetë të mjekut. Këtë gjë e konfirmoi edhe dr. Bilgin Sait nga Stambolli. Në Shqipëri, ky ilaç shitet me çmime stratosferike, që shkojnë deri në 500 Euro.




