Meta është takuar drejtorin e OBSH-së për Europën/ Në Shqipëri situata nga korona*virusi është përkeqësuar ndjeshëm/ Duhet të merren masa

0
42

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot, Drejtorin Rajonal të OBSH për Europën, Dr.Hans Kluge, me të cilin thotë se; ka diskutuar për përkeqësimin e ritmeve të përhapjes së pandemisë, në vendin tonë.

Sipas Metës, duhet të merren masa efektive menjëherë, në mënyrë që të për të mbrohet shëndeti i qytetarëve.

Zhvillova sot një takim të frytshëm me Drejtorin Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Dr.Hans Kluge.

Diskutuam për përkeqësimin e ritmeve të përhapjes së pandemisë COVID-19, në vendin tonë dhe masat efektive të menjëhershme, që duhen ndërmarrë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari.

Theksova nevojën e rritjes të buxhetit për sistemin shëndetësor, shtimin e numrit të testimeve dhe kapaciteteve spitalore për trajtimin e të prekurve, plotësimin pa zvarritje të mëtejshme të nevojave spitalore, si dhe unifikimin e protokollit të trajtimit në kushtet e shtëpisë.

Është tepër e domosdoshme rimbursimi i shpenzimeve, për barnat dhe shërbimet për të sëmurët me COVID-19, veçanërisht të pensionistëve e qytetarëve në nevojë, të cilët trajtohen në banesë dhe që për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme e kanë të pamundur përballimin e kostove të larta ekonomike”, ka shkruar Meta.

Zjarr Tv Ad