Leonardo DiCaprio, ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, një foto nga Lumi Vjosa, ku njerëzit kishin shkruar me shkronja të mëdha Vjosa jo Diga.
Ky postim, është shpërndarë në rrjetet sociale nga figura publike, ku përmendim këtu këngëtaren e famshme Rita Ora, ku e ka ripostuar foton, duke na treguar që edhe Rita pajtohet me atë çfarë Leo ka shkruar.
Më 25 shtator, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar. Parku Kombëtar i Lumit Vjosa, do të bëhej vendi më i madh i Evropës për ruajtjen e lumenjve, që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie, si ngjala e Europës në rr ezik global dhe flutura e Vjosës, e zbuluar së fundmi, shkruhej ndër të tjera në postim.
Kujtojmë që në tetor të vitit të kaluar, DiCaprio I ka befasuar ndjekësit e tij, me një postim, ku tregonte se i ishte bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve. Ai doli kundër ndërtimit dhe prekjes së lumit në atë kohë.



