Sunday, August 9, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Spartak Ngjela ngre alarmin mbi situatën në vend dhe lëshon paralajmërimin e...

Spartak Ngjela ngre alarmin mbi situatën në vend dhe lëshon paralajmërimin e fortë…

0
255
Zjarr Televizion Adccccc

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se; shteti shqiptar ka bërë dot përpara sepse krerët kanë shitur interesin kombëtar te fqinjët pushtues. Ndër të tjera Ngjela thotë se;  “Kjo është fatkeqësia shqiptare, e cila po vijon. Pse të zgjatemi, e shihni Kryeministrin shqiptar që, Presidentin banal të Serbisë e pret me dashuri prej shitësi, dhe Presidenten e Kosovës e pret me armiqësi, sepse i mërzitet blerësi Vuçiç”.

Postimi i plotë:

“Edhe pse shteti shqiptar, pas shumë përpjekjesh u formua i cunguar në 28 mijë kilometra katrorë, ai nuk bëri dot përpara, sepse krerët që e drejtuan, shitën interesin kombëtar te fqinjët pushtues tertitoresh shqiptare. Sidomos te Serbia.

Kjo është fatkeqësia shqiptare, e cila po vijon. Pse të zgjatemi, e shihni kryeministrin shqiptar që, presidentin banal të Serbisë e pret me dashuri prej shitësi, dhe presidentetn e Kosovës e pret me armiqësi, sepse i mërzitet blerësi Vuçiç.

Turp!

Por, kur do të shpëtojë Shqipëria nga këta shitës banalë të interesit kombëtar, që kanë filluar me Esat Pashën dhe kanë ardhur deri te Edi Rama?

E patë dje antishqiptarin Rama se si u suall me çlirimtaren e Kosovës, ëndërrën patriotike të shqiptarisë?!!

Shqipëria ka si kryeministër një antihistorik, me veglat e tij qorre. Kërkoi të fyente presidenten elokuente dhe heroike të Kosovës, si një pasha turk që kërkon të shesë interesin kombërar në Beograd.

Zotërinj, mbaheni mend: struktura e brendshme e mendimit, nuk është fjala, por sjellja. Ajo sjellje që tregoi kryeministri shqiprar ndaj zonjës së lartë e të nderuar shqiptare të Kosovës, është antishqiptarizëm i kulluar. Por, është naiv, që do të ketë një fund shumë të keq dhe të shpejtë; keni për ta parë.

Ndërsa, pyetja mbetet të jetë kjo:

Shqiptarët, akoma edhe sot do të vazhdojnë të mbajnë për kryeministra antishqiptarët, si në 100 vjet?”- kështu është shprehur Spartak Ngjela.

Zjarr Tv Ad