Rudina Hajdari kandidate për deputete në zgjedhjet e 2021/ Ja në cilin qark do të kryesojë listën e “Nismës”…

0
1455

Rudina Hajdari, ka deklaruar se ajo do jetë kandidate dhe kryesuese e listës së “Nismës” në Qarkun e Elbasanit.

Hajdari tha se; strukturat e kësaj lëvizje politike, tashmë janë duke u ngritur në të gjitha Bashkitë e këtij Qarku dhe në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, “Nisma” do konkurojë me figura me integritet dhe me reputacion në komunitet.

Zyrtarizimin e kandidimit të saj në Qarkun e Elbasanit, do ta bëjë nga ky qytet, ku Rudina Hajdari, ka zgjedhur të konkurojë përballë mjaft emrave të njohur, e me mjaft peshë të politikës shqiptare.

Por pavarësisht se gara për fitimin e mandatit të deputetit në Qarkun e Elbasanit duket një mision i vështirë, Rudina Hajdari, beson se elektorati i Qarkut të Elbasanit, do vlerësojë përpjekjet dhe kontributin e saj, për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe demokratizimin e vendit, sipas standarteve europiane.

Zjarr Tv Ad