Stadiumi ‘Air Albania” është shndrruar në qendrën e parë të vaksinimit në vendin tonë. Në një video të publikuar nga vetë kryeministri Edi Rama shihet se si nga një stadium që pret tifozë, tashmë “Air Albania” ka marrë pamjen e një klinike gjigante shëndetësore.
Mbi tribunat janë sistemuar tavolina, me tabelat “Shqipëria buzëqesh”, ku qytetarët do të vihen në radhë për të bërë injeksionin.Kryeministri Edi Rama, gjatë bisedës me ministren Ogerta Manastirliu tha se tashmë janë siguruar 500 mijë doza.
“Jemi gjithmonë shumë para. Kemi siguruar tashmë 500 mijë vaksina,”– tha Rama ndër të tjera.




