Kryedemokrati, Lulzim Basha, mëngjesin e sotëm, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama, s’e ka dështuar në kryerjen e detyrës së tij.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Lulzim Basha, ka publikuar një video ku shfaqen premtimet e Ramës, për punësimin e shqiptarëve, gjë e cila, sipas Bashës, është një dështim, ku nuk ka mundur të kryejë detyrën e tij, si Kryeministër.
Gjithashtu, kreu i PD, thotë se; shqiptarët po largohen nga vendi, për shkak të papunësisë, ndër të tjera shton se PD, do të ndryshojë Shqipërinë.
“Rama premtoi punësim për shqiptarët por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë. Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë.”- ka shkruar kryedemokrati Basha.




