Pëllumb Pipero, pavarësisht se e ka marrë dozën e vaksinëns, ai është infektuar.
Pipero, ka rezultuar pozitiv edhe pas marrjes së vaksinës, por është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta, si dhimbje koke.
Infektimi i Piperos, është rasti i parë në vendin tonë, ku një person infektohet pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës.
Kujtojmë se; mjeku Pipero, ka marrë vaksinën ditën e parë që filloi fushata e vaksinimit në vend, më 11 janar, pas Shefes së Infektivit, Najada Çomo dhe Kryeministrit Edi Rama. Deri tani, në Shqipëri, janë vaksinuar rreth 500 persona, të gjithë mjekë dhe infermierë.




