Shpërthen bombula e gazit në klasën e parë të shkollës ‘Ndre Mjeda’/Bashkia e Shkodrës mohon ngjarjen

0
103

Një bombul gazi ka shpërthyer në shkolllën ‘Ndre Mjeda’ të qytetit të Shkodrës.

Burime bëjnë me dije se shpërthimi i bombulës ndodhi në momentin kur po bëhej ndërrimi i saj.

Fatmirësisht ngjarja ndodhi gjatë pushimit të ndërrimit të turneve dhe nuk ka pasur nxënës të pranishëm në klasë.

Edhe vitin e kaluar në po të njëjtën shkollë ka patur një rast të ngjashëm me atë të sotmin. Shpërthimi ndodhi në klasën e parë të kësaj shkolle, por fatmirësisht pa asnjë të lënduar

Bashkisë Shkodër, e cila mohon ngjarjen dhe thekson se nuk ka patur një shpërthim por vetëm prishje të çelësit  të furnellës, për shkak të përdorimit jo të duhur gjatë ndezjes së stufës së gazit.

Sipas Bashkisë ditën e sotme është bërë vetëm zëvendësimi i furnellës pa patur kurrëfarë shpërthimi.

Nga ana tjetër prindërit përmes rrjeteve sozciale kanë paralajmëruar një proteste për heqjen e ngrohjes me gaz nga shkolla, pasi sipas tyre vendos në rrezik jetën e fëmijëve.

 

Zjarr Tv Ad