Kryedemokrati Lulzim Basha, ka akuzuar Kryeministrin, Edi Rama s’e nuk ka mbajtur premtimin për mbajtjen e borxhit publik nën kontroll.
Nëpërmjet një postimi në Instastory, kreu democrat shkruan se; qeveria jo vetëm që nuk e ka mbajtur nën kontroll, por borxhi publik është rritur.
“65 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Rama premtoi deficit dhe borxh publik nën kontroll përmes politikash të përgjegjshme fiskale. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja është jo, borxhi publik është rritur”, ka shkruar Basha.




