Erion Braçe shpërthen ndaj Presidentit Meta: Hienat e Lalëzit do e marrin përgjigjen…

0
598

Ditën e sotme, Kryeministri Rama i shoqëruar nga zv.kryeministri Erion Braçe, ka shkuar në Divjakë, për të inspektuar nga afër nisjen e ndërtimit të Parkut Fotovoltaik të Karavastasë. Gjatë bisedës, Braçe përmendur edhe Presidentin Ilir Meta.

Braçe tha se; “hienat e Lalëzit”, duke filluar nga kryetari i Shtetit, do të marrin një përgjigje që Divjaka nuk do kthehet në Lalëz. Ndërsa Kryeministri Rama u shpreh se; ky rrezik do të shtohet nëse PS nuk qëndron në mbrojtje dhe nuk vazhdon punën e saj.

Pjesë nga biseda:

Erion Braçe: Nëse deri sot kemi qenë të fokusuar te bujqësia. Sot mendoj se kemi marrë një dimension tjetër. Nga pikëpamja ekonomike përfitimet janë të jashtëzakonshme.

Energjia këtu në Karavasta hedh piketat që të gjithë hienat që janë shfaqur në Divjakë gjatë kësaj periudhe janë hienat që shkatërruan Lalëzin. Karavastaja nuk do bëhet Lalëz. Hienat e Lalëzit, duke filluar nga kryetari i shtetit te pronarja e Lalëzit marrin një përgjigje që Divjaka nuk kthehet në Lalëz.

Edi Rama: Prirja që udhëheq këtë vizion është drejt transformimit të natyrës pa e prishur natyrën. Rreziku i kancerizimit për zonat në zhvillim me virusin e Lalëzit është i pranishëm nëse nuk qëndrojmë në mbrojtje dhe nuk vazhdojmë punën tonë.

Një nga 1001 arsyet pse duhet të kemi mandatin e tretë është edhe ky, për të mbrojtur rrugën e një zhvillimi. Për ata që nuk vijnë këtu për të gjetur pallate në rërë

Erion Braçe: Kjo është diferenca, nëse me ata fitojnë ata, me ne fitojnë njerëzit.

Edi Rama: Ky projekt është edhe më i madh se porti i Durrësit.

Zjarr Tv Ad