Wednesday, August 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina LAJME Noka viziton “fshatin turistik”, zhytet deri në gju në baltë dhe në...

Noka viziton “fshatin turistik”, zhytet deri në gju në baltë dhe në plehra

0
67
Zjarr Televizion Adccccc

Laknasi, pranë Tiranës, ekziston si fshat turistik në projektet e qeverisë së sotme të PS-së, mirëpo pamjet e plehrave dhe baltës nuk kanë asnjë gjurmë “turistike”.

Flamur Noka, drejtuesi politik i fushatës së PD për zonat e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Zallherrit, shkoi ta vizitonte “fshatin turistik”, po nuk arriti të shkonte shumë larg prej baltës dhe plehrave që e kishin mbuluar pëllëmbë për pëllëmbë.

Laknasi është pjesë e projektit “100 fshatrat”, – shpjegoi Noka. – Edi Rama ka garantuar Rilindjen Rurale, por që për Laknasin projekti ka mbetur vetëm në 3D. Rilindja Rurale rezultoi një gënjeshtër e madhe për banorët e Laknasit.

Sot, ky fshat është i mbuluar nga mbeturinat, me ndërtesa të vjetra të mbuluara me eternit, një rrezik për banorët e zonës. Rrugët dhe trotuaret e Laknasit janë investim i bërë në kohën kur qeveriste Partia Demokratike.

Me Edi Ramën dhe Rilindjen, kjo zonë është zhytur në baltë, ka mbetur në vendnumëro! – tha ish-deputeti i PD. – Gjendja e Laknasit sot është shumë larg pamjes së një fshati turistik.

Kjo situatë skandaloze ka ardhur si pasojë e keqqeverisjes, e abuzimeve dhe premtimeve të pambajtura nga Edi Rama,” tha Noka, duke dalë fare thjesht në konkluzionin që shihet qartë në video.

Zjarr Tv Ad