Wednesday, August 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Dhjetra të moshuar mbi 80 vjeç në Shkodër ende pa vaksinën e...

Dhjetra të moshuar mbi 80 vjeç në Shkodër ende pa vaksinën e COVID-19: Dyshojmë se vaksinimi po bëhet preferencial

0
61
Zjarr Televizion Adccccc

 

Dhjetra të moshuar mbi 80 vjeç në Shkodër kanë mbetur pa u vaksinuar. Ata tregojnë se me shumë vështirësi kanë shkuar për të tretën herë tek Pallati i Sportit “Qazim Dervishi” ku po bëhet procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 por nuk kanë arritur që të vaksinohen edhe pse më përpara janë lajmëruar nga mjekët e qendrave shëndetësore në lagjet ku banojnë.

Dyshimet e të moshuarve mbi 80 vjeç janë se ka një numër të vogël vaksinash dhe se vaksinimi po bëhet preferencial.

Prej dy ditësh në Shkodër është ndërprerë vaksinimi masiv i të moshuarve mbi 80 vjeç dhe dyshimet janë për shkak të mangësisë së vaksinave. Ajo sasi e mbetur është shpërndarë për të moshuarit mbi 90 vjeç.

Zjarr Tv Ad