Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar në Bruksel një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të BE, siç është Joseph Borrell dhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Ky i fundit gjatë fjalës së tij tha se reforma në drejtësi po ecën mirë dhe Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Varhelyi tha ndihma e BE në Ballkan nuk ka mmunguar dhe nuk do të mungojë, pasi Europa dëshiron që të jetë faktor ndihmues në këtë rajon.
Sa i takon zgjedhjeve të 25 prillit, komisioneri tha se kanë porositur qeverinë dhe autoritetet që të marrin masat e duhura që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.




