Saturday, August 8, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Pas dorëheqjes së Bamir Topit, FRD mbledh Asamblenë Kombëtare, zgjedh drejtuesin e...

Pas dorëheqjes së Bamir Topit, FRD mbledh Asamblenë Kombëtare, zgjedh drejtuesin e ri të partisë

0
184
Zjarr Televizion Adccccc

Sali Shehu do të jetë kreu i ri i partisë ‘Fryma e re demokratike’ deri në zgjedhje, pas dorëheqjes së Bamir Topit nga drejtimi i saj.

Shehu u zgjodh sot në krye të FRD-së, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtarë të partisë, e cila pranoi gjithashtu dorëheqjen e z. Topi. Më herët Sali Shehu mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të FRD-së.

Ndër të tjera gjatë mbledhjes antarët e Asamblesë se FRD-së miratuan politikisht në unanimitet të plotë kaolicionin me PD-në, për zgjedhjet e 25 prillit.

Kryetari i ri i FRD-së, Shehu i bën thirrje gjithë shqiptarëve, në mënyrë të veçantë antarëve të Frymës së Re Demokratike, të mbështesin kaolicionin Aleanca për Ndryshim si e vetmja alternativë e integrimin të Shqipërisë në Evropë.

Zjarr Tv Ad