Thursday, August 6, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina LAJME Eglantina Gjermeni  nuk do të jetë pjesë e listave për kandidate

Eglantina Gjermeni  nuk do të jetë pjesë e listave për kandidate

0
205
Zjarr Televizion Adccccc

Kryeministri Edi Rama duket se nuk do ta kandidojë më Eglantina Gjermenin si deputete në zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit.

Në një qëndrim të tijin në ditën e gruas, ai shprehu mirënjohje për kontributin e deputetes Eglantina Gjermeni dhe Vasilika Hysi gjatë 12 viteve, duke lënë të kuptohet se Gjermeni nuk do të jetë pjesë e listave për kandidatë si deputet në zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit. Kujtojmë se Vasilika Hysi u tërrhoq disa ditë më parë nga kandidimi për deputete, duke thënë se do t’i lërë vendin të rinjve.

Rama:

“Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore të Shoqërisë Civile, që sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni”

 

Kujtojmë se këtë të hënë është dita e fundit e dorëzimit të listave në KQZ të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit. Pak orë na ndajnë nga publikimi zyrtar i listave për deputet të secilës parti.

Zjarr Tv Ad