Taulant Balla debat me gazetarin, ikën nga emisioni: Përfaqëson televizionin që financohet nga Berisha…

0
1012

Taulant Balla, ka debatuar ashpër me gazetarin Bledian Koka, teksa ishin duke folur për përplasjen në Elbasan mes biznesmenit Gjergj Luca dhe Luçiano Boçit.

Në momentin që gazetari i tha të largohesh nga lokali i Lucës, Balla ikën nga emisioni dhe mbyll kamerën.

Pjesë nga debati:

Bledian Koka: Ku ndodheni tani?

Taulant Balla: Jam në zyrën time…

Bledian Koka: Nuk jeni në ndonjë lokal po themi.

Taulant Balla: Jo.

Bledian Koka: Sa para ka paguar PS për zhvillimin e Asamblesë para pak muajsh tek Rofaza, lokali i Gjergj Lucës.

Taulant Balla: Nuk i përgjigjem asnjë përfaqësuesi të një televizoni që financohet me paratë e pista të korrupsionit të djalit të Sali Berishës.

Bledian Koka: Kuptoj…Ju jeni shpifës i madh, i dënuar dhe nuk keni paguar as paratë e dënimit. Hetoni se e keni shtetin në dorë. E keni ngritur karrierën mbi shpifje. Largohuni nga lokali i Gjergj Lucës, se turp i madh. Dilni e mbroni Gjergj Lucën nga aty ku jeni.

Zjarr Tv Ad