Gjatë një aktiviteti te organizuar nga Kombet e Bashkuara (OKB) me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe qeverive, Erdogan tha se kur të përfundojnë punimet për vaksinën vendase, parashikojnë që ta ofrojnë vaksinën në përdorimin e të gjithë njerëzve në kushte më të përshtatshme
“Në këto ditë të vështira nuk kemi lënë vetëm kryesisht vëllezërit tanë afrikanë. Në periudhën 2009-2019 kemi kryer me 2.5 miliardë dollarë ndihmë zyrtare për zhvillim vetëm për vendet më pak të zhvilluara. Pandemia ka zbuluar edhe një herë shtrembërimet në sistemin global që ne kemi shprehur pothuajse në çdo platformë. Pandemia globale e cila ka kapur të papërgatitur edhe vendet më të pasura të botës, ka shkaktuar rrënime serioze sidomos për vendet e zhvilluara më pak”.
“Padrejtësia e cila qartësohet edhe më shumë me pandeminë, është bërë shumë më e rëndë me çështjen e vaksinimit. Ne shohim se rreth 100 vende në botë nuk mund të kenë ende qasje në vaksina. Në emër të njerëzisë dhe vlerave njerëzore është një situatë alarmante që miliarda njerëz nuk kanë siguruar as dozën e parë të vaksinës ndërsa ka vende që kanë vaksinuar gati gjithë popullsinë. Është më se e qartë se pandemia nuk do të mbarojë dhe rimëkëmbja ekonomike nuk do të realizohet nese nuk sigurohet nje qasje e drejtë në vaksinë”, tha Erdogan.
Ai vuri theksin se vendet që kanë arritur sasinë për të vaksinuar shtetasit e tyre duhet t’u shpërndajnë vendeve në nevojë vaksinat e tepërta.




