Belinda Balluku ironizoi kontrollorët për pagat, por ja sa para mori ajo në krye të AlbControl…

0
1094

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka folur me tone të ashpra dhe ndaj kontrollorëve të trafikut ajror, të cilët shpallën një grevë, për shkak të uljes së pagave prej më shumë se një viti, si edhe probleme të tjera të pashqyrtuara nga qeveria.

Balluku, krahas toneve të larta me polici dhe humbje të vendit të punës, ironizoi punonjësit e “Albcontrol”, për nivelin e tyre të pagave.

“A duhet marrë peng vendi për ta pasur rrogën 4400 dollarë”, tha Balluku, e cila shtoi se paga e kontrollorëve është ulur në 2490 dollarë, për shkak të efekteve të pandemisë.

Por, Ministrja nuk e përmendi faktin se pagat e punonjësve të “Albcontrol”, miratohen nga Bordi, pjesë e të cilës është edhe vetë Balluku.

Ajo zgjodhi të përdorte shifrat e pagës së kontrollorëve, për të hedhur në publik shashkën që grevistët ankohen për rrogat, megjithëse e kanë shumë herë më të lartë se sa mesatarja e të punësuarve në Shqipëri.

Por, Ministrja Balluku prej vitesh, ka qenë përfituese e drejtëpërdrejtë e pagave marramendëse nga “Albcontrol”, kur e drejtoi këtë institucion prej vitit 2013-të deri në vitin 2018-të.

Referuar të dhënave të deklaratave të pasurisë, Belinda Balluku, në cilësinë e titullares së “Albcontrol”, ka marrë nga 60 milionë lekë të vjetra deri në 77 milionë lekë të vjetra në vit, me një pagë mesatare mbi 6 milionë lekë të vjetra në muaj.

Më konkretisht, në vitin 2014-të, Belinda Balluku, në cilësinë e drejtoreshës së “Albcontrol”, është paguar me një pagë vjetore në vlerë rreth 63 milionë lekë të vjetra.

Kjo shifër, është ndër më të ultat në pagën e Ballukut në “Albcontrol”.

 

Zjarr Tv Ad