Fsheh origjinën e tyre/ Rama: 208 mijë doza vaksine zbresin pas pak orësh në Rinas…

0
25

Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton se brenda disa orësh në Rinas, do të shkarkohet një sasi prej 208 mijë dozash vaksine. Edhe pse Rama nuk e ka thënë origjinën e tyre, ato i përkasin kompanisë kineze, Sinovax, nga e cila pritet që të marrim një total, prej 1 milionë dozash vaksine.

Qeveria synon që brenda muajit Maj, të jetë arritur një shifër prej gjysmë milioni vaksinash, ndërkohë që javë pas jave është ulur dhe fasha e moshës së personave që vaksinohen. Përveç personave që janë mbi 60-vjeç, në vend ka nisur dhe vaksinimi i punonjësve të sektorit të turizmit dhe pas tyre, do të vaksinohen sipas qeverisë dhe punonjësit e fasonerive dhe ata të transportit të qytetarëve.

Rama: 208 MIJË VAKSINA TË TJERA ZBRESIN PAS PAK ORËSH NË RINAS

Së fundi, në Rinas kanë mbërritur dhe 50 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca, falë një donacioni të qeverisë së Indisë. Në Shqipëri, po vaksinohet me 4 llojë vaksinash, përfshirë Pfizer, Astra Zeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

Zjarr Tv Ad