Pesë besimtarë myslimanë kanë mbetur të plagosur pas sulmit tek Xhamia ‘Dine Hoxha’ e Rrugës së Kavajës.
Të plagosurit janë identifikuar si: Donald Koçi, Mariglen Konja, Kleon Jaupaj, Anri Tola, Saba Peposhi. Burime nga spitali Traumës thanë se deri më tani 5 besimtaret, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dëshmitë në vendin e ngjarjes tregojnë se 34-vjeçari Rudolf Nikolli, ka bërë sjellje të pakontrolluara që në ambientet e jashtme, duke kanosur njerëz edhe në ambientet e një biznesi.




