Vaksinimi vazhdon me ritme të shpejta, Manastirliu: Shkon në 350.000 numri i vaksinimeve në vendin tonë

0
30

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se deri më tani janë kryer 350 mijë vaksinime në të gjithë vendin që prej fillimit të fushatës.

Ditën e sotme nisi procesi i vaksinimit  të punonjësve të transportit ajror dhe në ditët në vijim pritet të vazhdojë me punonjësit e transportit urban.

Kujtojmë se prej javësh në vendin tonë ka nisur fushata e vaksinimit masiv, filimisht tek mosha e tretë mbi 80 vjeç, duke vijuar më pas me uljen e fashës së moshës së vaksimit.

 

Zjarr Tv Ad