Media kryesore sllovene, Demokracia, ka shkruar se opozita do t’i fitojë bindshëm Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare, në Shqipëri.
Zgjedhjet do të jenë shumë të tensionuara, jo vetëm për shkak të krizës së thellë ekonomike dhe pandemisë së Covid-19, por edhe për shkak të qeverisjes tetë vjeçare të Kryeministrit autokratik Edi Rama, partia e të cilit, PS kontrollon vendin në të gjitha nivelet – nga qeveria dhe parlamenti deri ne nivelin e bashkive, zbatimin e ligjit dhe “institucionet e pavarura”, shkruan mediumi slloven. Kjo është për shkak të legjislacionit të ndryshuar zgjedhor të zbatuar nga qeveria e Kryeministrit Rama. Sundimi autokratik dhe arrogant i Kryeministrit Rama, i kombinuar me nivele të larta korrupsionit, nuk e ka vendosur gjithashtu Shqipërinë në rrugën e duhur për të shkuar më pranë Bashkimit Evropian.
Por pas tetë vitesh në pushtet, popullariteti i Ramës dhe partisë së tij është shumë i ulët. Rezultatet e një sondazhi që përfshin katër parti kryesore: Partia Socialiste (PS) e Kryeministrit Rama, Partia Demokratike (PD) – Lulzim Basha, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) – Monika Kryemadhi dhe Partia Social Demokrate e Tom Doshit (PSD) (e cila është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara ) parashikon ndarjen vijuese të deputetëve në dymbëdhjetë zona elektorale:
Qarku Shkodër: PS 3, PD 6, LSI 1, PSD 1,
Qarku Lezhë: PS 2, PD 3, LSI 2,
Qarku Dibër: PS 2, PD 3, LSI 1,
Qarku Tiranë: PS 16, PD 14, LSI 7, PSD 1,
Qarku i Durrësit: PS 6, PD 7, LSI 2,
Qarku Elbasan: PS 6, PD 6, LSI 2;
Qarku Korçë: PS 4, PD 4, LSI 3; ??
Qarku Fier: PS 8, PD 5, LSI 3; ??
Qarku Berat: PS 3, PD 2, LSI 2,
Qarku Vlorë: PS 7, PD 4, LSI 1,
Qarku Gjirokastër: PS 2, PD 1, LSI 1.
Siç tregojnë rezultatet e sondazhit, asnjë parti nuk do të marrë shumicën absolute, por ka një mundësi që partitë e opozitës PD e LSI të formojnë një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve.




