Edi Rama akuzon Metën e Berishën edhe për skandalin e nxjerrjes së të dhënave personale…

0
49

Kryeministri Edi Rama, ka akuzuar Ilir Metën dhe Sali Berishën, si personat që fshihen pas publikimit të dhënave personale.

Në takim me banorët e njësisë 5, Rama pohoi me krenari rolin e patronazhistëve ndërsa akuzoi Berishën e Metën, se duan të destabilizojnë vendin.

Rama nuk  e quajti shqetësuese daljen e të dhënave personale dhe u kërkoi qytetarëve të mos sikletosen.

“Nxjerrjen rrugëve të identiteteve nuk duan të dorëzojnë tek drejtësia mrokllat që i nxjerrin përditë rrugëve. Pse nuk duan ti dorëzojnë ti çojnë tek organet e hetimit. Unë e di pse nuk i çojnë sepse të tëra ato që dalin rrugëve janë të dhëna të gatuara tjetërkund. Këtë e di çdo patronazhist i PS-së. E pohoj me krenari të madhe se pa këto patronazhistë nuk do të ishte  as partia republikane në Amerikë. Sistemi ynë nuk ka ID por ID ishin rrugëve deri para pak ditësh psai Carlo Bolino bleu me 15 dollarë gjithë sistemin e ID I dalë rrugëve në kohën e rreshter Bujar Nishanit. U bllokua faqja. U them të gjithë as mos e çani kokën fare, apo atyre që ndihen të sikletosur që u ka dalë numri. Cili numër? Atë që e lini ku shkoni për shërbime të caktuara dhe nuk ka asgjë brenda. Nuk është karta që ne do të kemi në të ardhmen.  

Një numër si një patentë, pasaportë.  Dhe u them se kjo është bërë nga Ilir Meta, së bashku me syrin e veshin, e Saliun e Lulin në vazhdën e skenarëve destabilizues siç ishte Ilir Meta bashkë me Saliun pas marrjes peng të aeroportin e Rinasit. Meta do ju marrë peng. Nuk ndjekim ne njerëzit, por Ilir Metën në çdo hap të mëndjes së tij. O Ilir dëgjo vajzën shko në shtëpi. Je president akoma. Nuk i ka bërë kujt vaki kjo çmendi. Ta tha mirë babi mos pi, eja në shtëpi.”

 

Zjarr Tv Ad