Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Durresit ku edhe pati një takim me qytetarët e ketij qyteti ,të cilët e pritën plot entuziazëm.
Ne fjalën e tij Basha u shpreh se ky qytet ka humbur shumë këto tetë vite ,ai premtoi se ky qytet do të jete në qendër të vëmendjes së qeverisë së re.
Trafik i rënduar në rrugën “Egnatia” dhe në rrugën “Taulantia” për shkak të dhjetëra automjeteve të mbështetësve të PD-së dhe opozitës së bashkuar, që u mblodhen për të pritur liderin Lulzim Basha, i cili mbyll fushatën elektorale në Durrës pasditen e sotme.




