Presidenti Meta duke luajtur futboll: Rinia do shpartallojë ekipin e bandave…

0
27

Këtë të enjte, Presidenti i vendit Ilir Meta, ka marrë pjesë në stërvitjen e talenteve të rinj të skuadrës së “Flamurtarit” të futbollit, në Vlorë.

“Në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë, me të ardhmen premtuese të “Flamurtarit” dhe Ekipit Kombëtar, ku mjeshtrat e vegjël të ekipit “Vlora B” dhe trajneri i tyre i përkushtuar Bardhyl Xhakollari më ftuan për një miqësore”, shkruan Meta në  Facebook.

Gjithashtu, Meta është ndalur tek Zgjedhjet e 25 Prillit, duke u shprehur: U premtova se pas 25 Prillit, kur rinia vlonjate dhe e të gjithë vendit do shpartallojë thellë ekipin e bandave të “Astirit” dhe horrave të Rilindjes, do rikthehem në fushën e tyre për të luajtur së bashku vetëm për fitoren e Vlorës dhe të Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad