Rënie e lehtë e PS-së, përfundon numërimi në 2272/ 5199 qendra votimi. Kush janë 8 bashkitë e vendit ku është mbyllur numërimi

0
75

2272 qendra votimi janë numëruar derimë tani nga ana e KZAZ-ve, ndërsa procesi duket se po shkon në gjysmë. Nga të dhënat e rifreskuara nga KQZ shihet se deri në momentet që flasim PS ka 49.27 %, PD-AN 38.89 % dhe LSI 7.12 %, të llogaritura këto në rang kombëtar.

Në momentet që flasim procesi i numërimit të votave është mbyllur në 8 bashki të vogla, ndërkohë që ka pasur disa ndërpreje të numërimit për shkak të lodhjes së komisonerëve. Në krahasim me orët e para të mëngjesit dhe gjatë ditës, PS ka një rënie të lehtë me disa pikë përqindje.

Kolonjë – PS

Tropojë – PD

Përmet – PS

Has – PD

Fushë-Arrëz – PD

Himarë – PS

Pustec – PS

Këlcyrë – PS

Zjarr Tv Ad