Tuesday, April 28, 2026
Ballina Aktualitet Celibashi zbulon më në fund sa shqiptarë morën pjesë në zgjedhje, si...

Celibashi zbulon më në fund sa shqiptarë morën pjesë në zgjedhje, si ndahen zyrtarisht mandatet mes partive

0
40

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka dhënë një deklaratë për mediat mbi të dhënat e deritanishme të procesit të numërimit të votave. Në llogaritjet e deritanishme, rezulton se pjesëmarrja ka qenë 45.72%, ndërkohë që vijon numërimi në qarkun e Tiranës dhe Durrësit.

Sipas Celibashi në rang kombëtar , teksa pritet që të mbyllet numërimi në Tiranë dhe Durrës PS ka marrë 74 mandate, PD 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate.

Celibashi kërkoi nga komisionerët që të kenë kujdes dhe në numërimin e votave të kandidatëve, dhe nuk duhet të ketë asnjë tjetërsim të tyre.

Celibashi: 

Pjesëmarrja në zgjedhje pas përfundimit të numërimit të votave në 4922 qendra votimi është 45.72%.

PSD 2.24% të votave, 3 mandate

LSI 6.85% të votave, 4 mandate

Nisma Thurje 0.64 % të votave, 0 mandate

PD-AN 39.40% të votave, 59 mandate

PS 48.67% të votave,74 mandate

Zjarr Tv Ad