Monika Kryemadhi: Iu uroj fitoren oligarkëve, 70% e votave të pavlefshme të LSI

0
36

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka dalë në një deklaratë për mediat pas humbjes në Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare të 25 Prillit.

Gjatë fjalës së saj,  Kryemadhi i uroi fitoren atyre që ajo i quajti “bandave dhe oligarkëve”. Më tej ajo tha se 70% e votave të pavlefshme ishin të LSI.

“Së pari tua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave sepse ata janë fituesit e vërtetë dhe ata janë të parët që duhen uruar. Uroj presidentin Vuçiç për parashikimin e rezultatit”.

Sot u mbyllën votimet për mandatet. Dua të falënderoj 170 mijë votuesit e vlefshëm dhe 81 mijë të pavlefshmit ku 70% janë të LSI.

Një falënderim zemre, shpirti për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, të cilët nuk pranuan as të intimidohen dhe as të shiten. Nuk u trembem, por vazhduan sfidën.”, u shpreh Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad