Monday, July 13, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Një javë pas votimeve, qeveria heq karantinën për qytetarët që vijnë nga...

Një javë pas votimeve, qeveria heq karantinën për qytetarët që vijnë nga Greqia…

0
43
Zjarr Televizion Adccccc

Vetëm një javë para Zgjedhjeve Parlamentare të 25 Prillit, Komiteti Teknik i Ekspertëve, mori vendimin për vendosjen e karantinës dyjavore, ndaj të gjithë emigrantëve që hynin në territorin e Shqipërisë, nga shteti i Greqisë apo Maqedonisë së Veriut.

Ky kufizim, i apeluar edhe në Gjykatën Administrative nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që nga mesnata e 3 majit do të hiqet. Kështu, të gjithë emigrantët e Greqisë dhe RMV-së do të munden të hyjnë dhe të qëndrojnë pa pengesë në vendin tonë.

Në kohën e vendosjes së karantinës, Komiteti Teknik i Ekspertëve e arsyetoi kufizimin si një masë parandaluese ndaj shtimit të rasteve të reja me kovid-19 në vendin tonë.

Megjithatë, nëse do të shohim rastet e reja të raportuara nga këto dy vende fqinje nuk tregohet një rënie në kurbën epidemiologjike.

Përkundrazi, para një dite Greqia ka shënuar 1,389 raste të reja, ndërsa Maqedonia e Veriut 104 raste ditore.

Zjarr Tv Ad