Mbrëmjen e djeshme, Myslim Murrizi ishte i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, ku tha se të gjithë deputetët e rinj, do t’i binden Luljeta Bozos në muajin shtator si qengja.
Gjithashtu, ai tha se kjo gjë do të ndodhë, nëse ata që do të shkojnë në Kuvend, e nuk do të kenë vdekur deri në muajin shtator.
“Do t’i shohësh more, në shtator. Ja ke për t’i parë. Të gjithë do t’i binden Luljetës, se ajo është më e madhja në moshë e do drejtojë Kuvendin. “Betohem”, do thonë aty si qingja. Nëse s’kanë vdekur deri atëherë normal. Atë gjë se kam në dorë unë, e ka Zoti”, u shpreh Murrizi.




