Dita e Europës, Berisha: Lukadroga është duke ecur drejt Azisë për hir të karriges se tij

0
73

Ish kryeministri Berisha ka postuar një shenim në faqen e tij ne facebook me rastin e 9 Majit ditës së Europës.

“Kjo ditë e madhe për BE, vendet e saj anëtare dhe popujt e tyre, e gjejnë Shqipërinë prej 8 vitesh mbrapa ktheu e madje me qeverinë e Lukadrogës duke ecur drejt Azisë për hir të karriges se tij që qendron mbi drogën, krimin, vjedhjen dhe korrupsionin”.

Sot Dita e Europës!

Miq, sot popujt e vendeve anëtare të BE kremtojnë ditën e Europës, ditën e themelimit dekada më parë të Bashkimit Europian.

Etërit vizionar të ketij Bashkimi me projektin e tyre krijuan mrekullinë më të madhe politke, ekonomike, sociale që Europa ka njohur në tërë historinë e saj.

Bashkimi Europian në dekadat e ekzistencës tij ka njohur veshtirësi por edhe reforma të suksesshme me të cilat ju ka garantuar qytetarëve të tij paqe, demokraci, prosperitet si kurre me pare ne historine e Europes.

Kjo ditë e madhe për BE, vendet e saj anëtare dhe popujt e tyre, e gjejnë Shqipërinë prej 8 vitesh mbrapa ktheu e madje me qeverinë e Lukadrogës duke ecur drejt Azisë për hir të karriges se tij që qendron mbi drogën, krimin, vjedhjen dhe korrupsionin.

Bashkimi Europian në këto 3 dekada i ka dhënë Shqipërisë ndihmën bujare më të madhe në historinë e saj.

Duke shprehur mirenjohjen më të pakufishme ndaj tij, ju ftoj të dashur miq të urojme se bashku miqtë dhe partnerët tanë në BE në këtë ditë historike. Gezuar! sb

Zjarr Tv Ad