Nard Ndokës nuk i del e keqja me Bashën, i nxjerr foton dhe thumbon me fjalët: Qesh e ngjesh…

0
119

Ish-kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, nuk e ka kursyer ironinë me kryedemokratin Basha në rrjete sociale. Duket se Ndoka ka filluar një kundërshti ndaj kreut të Partisë Demokratike, që pas shpalljes së rezultatit të 25 Prillit.

Së fundmi, Ndoka ka postuar në Instagram, ku shihet krahë për krahë me Bashën nga “Çadra e Lirisë” e vitit 2017-të, duke buzëqeshur.

“Qesh e ngjesh”, shkruan Ndoka krahas fotos, duke shprehur dhe njëherë pakënaqësinë ndaj Bashës .

Kujtojmë se; Ndoka deklaroi disa ditë më parë se i kishte besuar verbërisht Lulzim Bashës, madje e bënte këtë të fundit përgjegjës kryesor të humbjes së Zgjedhjeve të 25 Prillit.

 

Zjarr Tv Ad